E PABESUESHME/ Përjashtim i Brojës? Trajneri i ri i zbulon të vërtetën për sulmuesin e Kombëtares
Armando Broja nuk ishte i përjashtuar dje nga skuadra, ndëra Bërnli luajti miqësoren me Ajaksin. Kjo ishte pikëpyetja e madhe, pasi sulmuesi i Kombëtares nuk u pa në listë dhe më parë nuk ishte raportuar për dëmtim. Në fakt rezulton të jetë sërish dëmtimi, që e mban jashtë fushës së blertë.

Trajneri i ri i Bërnlit ka sqaruar situatën pas humbjes 2 me 1 në Holandë, ndërsa duket e pabesueshme se sa po penalizohet Broja nga dëmtimet. Niki Hajen shtoi se Broja do të qëndrojë jashtë për disa javë.
“Broja ka një dëmtim të lehtë, ndaj do të mungojë për disa javë”, u shpreh shkurtimisht tekniku belg. Emri i 24-vjeçarit ndërkohë qarkullon në Seria A.
Kujtojmë se te Bërnli e lidh një kontratë e vlefshme deri në vitin 2030. Dhe nëse largohet, me shumë gjasa do të jetë si huazim.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













