ZYRTARE/ Kampion me Tiranën, sulmuesi 21-vjeçar prezantohet te skuadra e re
Dijar Nikqi është zyrtarisht një lojtar i Ballkanit. Sulmuesi 21-vjeçar u bashkohet suharekasve pas eksperiencës me Lirinë e Prizrenit. Kështu për Nikqin bëhet eksperienca e dytë në Kosovë.

Më parë Nikqi luante me Tiranën, Vorën, Teutën dhe Laçin. Dhe pse vetëm 21 vjeç, ka veshur disa fanella në karrierë, duke qenë se edhe është huazuar.
Njoftimi i Ballkanit: “Mirë se vjen, Dijar Nikqi! Sulmuesi 21 vjeçar, Dijar Nikqi, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë.
Ai luan në pozitën e qendërsulmuesit dhe ka qenë pjesë e klubeve si Tirana, Teuta, Vora dhe së fundmi Liria. Gjithashtu ka përfaqësuar Shqipërinë me kombëtaren U21.
Mirë se erdhe në familjen tonë, Dijar! Të urojmë shumë suksese dhe sa më shumë gola me fanellën e klubit”.
PANORAMASPORT.AL













