Thirrje publike, boksieri shqiptar kërkon Antoni Xhoshuan në ring
Kristian Prenga e vendosi Shqipërinë në qendër të vëmendjes së botës së boksit. Boksieri shqiptar u përball me Antoni Xhushua, ndërsa në raundin e parë pati edhe dy nokaut nga ana e tij. Më pas në të dytin erdhi fitorja e Xhoshuas.

Sot është një tjetër boksier shqiptar, që kërkon të vendoset në ring përballë Xhoshuas. Bëhet fjalë për Roberto Bakajn, i cili bën thirrje publike.
“Le ta bëjmë realitet! Ju garantoj ju se miliona tifozë shqiptarë dhe tifozë të panumërt të boksit në mbarë botën do ta mbështesin këtë event. Të gjithë janë jashtëzakonisht të entuziazmuar dhe mezi po e presin këtë përballje. Energjia dhe mbështetja ndërkombëtare do të jenë të jashtëzakonshme. Le t’u japim njerëzve atë që duan”, shkruan Bakaj.
Boksieri shqiptar ka 16 përballje si profesionist. Të gjitha janë fituar me nokaut nga ana e tij.
PANORAMASPORT.AL













