E BUJSHME/ Plot 135 mijë euro, Teuta e Edlir Tetovës nuk kursehet për transferimin e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2026 | 17:21

E BUJSHME/ Plot 135 mijë euro, Teuta e Edlir Tetovës nuk kursehet për transferimin e fundit

Teuta e Edlir Tetovës synon titullin kampion dhe këtë po e tregon me investimet në merkaton e verës. Lëvizja e fundit është afrimi i Ilir Kuklecit. Në Norvegji janë zbuluar të gjitha prapaskenat.

Screenshot 2026-07-27 172100

Disa javë më parë, lajmi për afrimin e mbrojtësit në Durrës u raportua ekskluzivisht nga gazeta “Hamar Arbeiderblad”. Sot ndërkohë është “TV 2” që shton prapaskenat e bujshme.

Sipas raportimit në fjalë, Teuta ka paguar 1,5 milionë korona norvegjezë për të fituar shërbimet e Kuklecit. E kthyer në euro bëhet fjalë për 136 mijë euro.

Një dëmtim i lehtë ishte arsyeja që shtyu prezantimin e Kuklecit. Tashmë janë kryer vizitat mjekësore dhe pritet vetëm prezantimi.

27-vjeçari ishte opsion në stol te HamKam. I gjatë 1,94 metër do e ketë eksperiencën e parë jashtë Norvegjisë. HamKam ia doli të mbushte arkën, vetëm disa muaj pasi e kishte transferuar falas. Babai i Kuklecit është nga Shqipëria, ndërsa nëna nga Kroacia.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL