E KRYER/ Arrihet akordi, Jurgen Bardhi ndan përfundimisht mendjen për të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2026 | 16:50

E KRYER/ Arrihet akordi, Jurgen Bardhi ndan përfundimisht mendjen për të ardhmen

Jurgen Bardhi e ka gjetur ekipin e ri. Bëhet fjalë për Van Spor që bën pjesë në Ligën e Parë turke.

-1200-630-1720030180xjurgen-bardhi-338

28-vjeçari kishte mbetur pa ekip, ndërsa ishte për herë të fundit pjesë e Umranijespor. Kujtojmë se prej pesë vitesh është pjesë e futbollit turke.

Bardhi luante vetëm me Partizanin në Shqipëri. Plani i tij ishte që të vazhdojë të kontribuojë jashtë vendit.

Van Spor ndërkohë është pjesë e kategorisë së dytë turke që nga sezoni i kaluar. Për klubin mbetet arritje që po qëndron në këtë nivel për dy sezone radhazi.

PANORAMASPORT.AL