Postuar: Korrik 27, 2026 | 18:16
“Tërmet” tek Italia! Maldini drejt largimit, emri i trajnerit të ri është surpriza e madhe
Andrea Pirlo nuk u emërua trajner i Italisë për shkak të lidhjeve me një kompani bastesh ruse. Tashmë kanë mbetur dy skenare, ndërsa më parë dështonte edhe pista e Pep Guardiolës.

Skenari i parë është emërimi i Mançinit si trajner, duke qenë i preferuari i presidentit Malago. Në anën tjetër do të ishte Kielini si pasues i drejtorit teknik Maldini.
Skenari i dytë është nëse Maldini qëndron. Atëherë bashkë me Leonardon pritet t’i besojnë Tiago Motës për rolin e trajnerit.
Italia po kalon një tërmet të vërtetë. Gatuzo ishte trajneri i fundit që provoi dështimin duke mos arritur të kualifikohet në Botëror.
PANORAMASPORT.AL













