ZYRTARE/ Pas përjashtimit nga Flamurtari, Idriz Batha var këpucët në gozhdë dhe bëhet trajner
Idriz Batha e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Eksperienca e fundit rezultoi te Flamurtari ku u përjashtua në dhjetorin e vitit të kaluar.

Batha ka vendosur të mbetet në futboll. Së fundmi është Butrinti që e prezanton si zëvendëstrajner në krah të Artan Meçanit.
NJOFTIMI I BUTRINTIT:
“Mirë se erdhe, Idriz Batha! KS Butrinti Sarandë ka kënaqësinë të prezantojë zv. trajnerin e ri të skuadrës, Idriz Bathën, një emër të njohur të futbollit shqiptar.
Batha do të jetë pjesë e stafit teknik dhe do të punojë në krah të trajnerit Artan Meçani, duke sjellë eksperiencën dhe profesionalizmin e tij në rrugëtimin e skuadrës për sezonin e ri.
I urojmë Idriz Bathës suksese në aventurën e re me fanellën verdheblu dhe jemi të bindur se së bashku do të kontribuojnë për një sezon sa më të suksesshëm. Mirë se erdhe në familjen e Butrintit! Forca Butrinti!”

PANORAMASPORT.AL













