Postuar: Korrik 27, 2026 | 20:09
ZYRTARE/ Teuta investoi 135 mijë euro, Edlir Tetovës i bashkohet një mbrojtës për objektivin kampion (VIDEO)
Ilir Kukleci është zyrtarisht lojtar i Teutës. Lajmi i raportuar fillimisht nga Norvegjia është konfirmuar nga klubi durrsak.

Për 27-vjeçarin raportohet të jenë paguar rreth 135 mijë euro te HamKam. Edhe pse në klubin norvegjez ishte vetëm prej disa muajsh dhe si rezervë, Kukleci ka arritur të sjellë përfitim.
“KF Teuta ka kënaqësinë të prezantojë qendërmbrojtësin Ilir Kukleci, i cili i bashkohet skuadrës sonë pas eksperiencës në futbollin norvegjez, ku së fundmi ishte pjesë e HamKam.
27-vjeçari, me gjatësi 1.94 m, sjell cilësi, siguri dhe prezencë të fortë në repartin e mbrojtjes, duke përforcuar skuadrën për sfidat e sezonit të ri”, shkruan Teuta.
PANORAMASPORT.AL













