ZYRTARE/ Tjetër përforcim, Partizani i plotëson dëshirën e radhës trajnerit Bratu
Partizani ka plotësuar dëshirën e radhës për Florin Bratun. Pas afrimit të Endri Çelajt nga Metaloglobus, edhe Omar Pasagiç i është bashkuar ekipit. Bëhet fjalë për dy lojtarë që ishin pjesë e ekipit rumun ku Bratu drejtoi në edicionin e kaluar. Kontrata e firmosur është 1+1.

NJOFTIMI I PARTIZANIT:
“Fk Partizani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin Omar Pasagiç, i cili është zyrtarisht pjesë e familjes së kuqe. 28-vjeçari nga Bosnja dhe Hercegovina, i lindur në Gjermani, vjen te Partizani pas eksperiencës së fundit me FC Metaloglobus Bukuresht në kampionatin rumun.
Pasagiç aktivizohet kryesisht në qendër të mbrojtjes dhe këmba e preferuar e tij është e majta. Qendërmbrojtësi ka firmosur një kontratë 1+1 dhe menjëherë do ti bashkohet skuadrës në Pogradec, ku ekipi po zhvillon fazën përgatitore”.
Kujtojmë se deri tani janë prezantuar edhe Altin Aliu me Endri Çelajn. Në mbrojtje ndërkohë lindi nevoja për afrime pas largimeve të Saliu Sembenes dhe Altin Bytyçit.
EKSKLUZIVE/ Partizani arrin akordin, transferon të preferuarin e trajnerit Bratu
PANORAMASPORT.AL













