EKSKLUZIVE/ Analiza e Çobanit: Dinamo më bind, më e fortë në Superiore. Egnatia ka punuar shumë seriozisht (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2026 | 21:56

EKSKLUZIVE/ Analiza e Çobanit: Dinamo më bind, më e fortë në Superiore. Egnatia ka punuar shumë seriozisht (E PLOTË)

Dinamo ka hedhur një hap tjetër drejt kualifikimit në Kupat e Europës dhe e sheh veten shumë pranë turit të tretë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Artur Çobani shprehet se skuadra blu do të jetë më e fortë në kampionat, duke shtuar se merkatoja ende nuk është mbyllur. Ai thotë se kjo skuadër, është e përkohshme pasi për sezonin e ri, do të forcohet më shumë se sezonin e shkuar.cobani

Profe, Dinamo kalon Astanën dhe merr një barazim në Slloveni. Si e ke parë Dinamon në këto dy turet e para?

Shiko, për sa i përket lojës, nuk mund të themi se Dinamo ka arritur maksimumin e saj, pasi akoma vjen pas fazës përgatitore dhe pas disa prurjeve të reja, të cilat kanë nevojë për një kolaudim të skuadrës. Gjithsesi, do të thosha që këto dy ndeshjet e para, edhe ndeshja këtu ku Dinamo u mund një me zero nga Astana, por sidomos te ndeshja e dytë Dinamo u tregua një skuadër e pjekur, një skuadër që di të luajë për kualifi kimet, që është edhe qëllimi i këtyre takimeve. Më shumë vlen një kualifi – kim sesa të pretendojmë që të bëjmë një lojë të bukur dhe cilësore.

Gjithsesi, unë do të thosha që në Kazakistan, Dinamo në pjesën e dytë, ka bërë një ndeshje shumë cilësore, pasi shënoi edhe dy golat e kthimit të rezultatit. Gjithashtu tregoi edhe gjatë shtesave një skuadër me qëndrueshmëri, me përgatitje fi zike, që mundi të përballonte ekipin e Astanës, i cili është në kulmin e aktivitetit, pasi dihet që kampionati atje është rreth javës së njëzetë të tij. Kështu që, për këtë takim jemi të kënaqur. Ndërsa për sa i përket takimit të dytë, rezultati ishte shumë i mirë. Rezultati nuk vihet në diskutim asnjëherë.

Them se duhet të ishte pak më cinike Dinamo për ta vrarë rezultatin, gjë e cila nuk ndodhi dhe më pas, në fund fare, pranoi atë gol që nuk e gjykoi fare keq, por që ndoshta mund të ishte evituar. Kjo do të kishte dhënë pak më shumë qetësi për ndeshjen e dytë që do të zhvillohet ditën e enjte këtu. Përsëri them se Dinamo e ka kualitetin dhe forcën për ta fi tuar takimin, gjë që do të bënte të kalonte në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

Ndërkohë, në turin e tretë është Steaua e Bukureshtit ose Auda, një skuadër letoneze që ka fituar ndeshjen e parë në Bukuresht dy me tre. Kë do të preferoje ti personalisht në turin e tretë?

Të them të drejtën, nuk e di se kë duhet të preferoja. Përpara këtij takimi të gjithë thamë që Steaua është ekip i fortë, është shumë i fortë dhe ndoshta do të ishte më mirë që të ishte skuadra letoneze përballë nesh.

Por, duke parë rezultatin që ata fi tojnë tre me dy jashtë fushe në Rumani, kjo nuk do të thotë që në ndeshjen e kthimit të mos ndodhë ndonjë përmbysje me Steauan. Duke qenë se nuk e dimë se çfarë cilësie ka ajo skuadër, rezultati të bën të mendosh pak ndryshe, se ndoshta nuk e ka atë forcë që u mendua. Ka kualitet.

Fiton tre me dy jashtë fushe në Bukuresht, pavarësisht se çfarë problemesh mund të ketë Steaua në këtë moment. Nuk e di nëse është në gjendje të mirë apo jo, por emrin e ka shumë të madh, sepse dihet që është një skuadër fi tuese e Kupës së Kampionëve në vitet e largëta dhe një pjesëmarrëse e përhershme në kupat e Europës. Kështu që fi llimisht mendonin se skuadra letoneze do të ishte më e përshtatshme, nëse Dinamo mbaron detyrën e saj.

Por kryesorja është të marrësh detyrën të enjten dhe pastaj të mendosh për kundërshtarin e radhës, se kush do të jetë. Nuk kam qejf që të mendojmë përpara kohe se kë duhet të preferojmë, pa kaluar akoma skuadrën me të cilën do të ndeshemi ditën e enjte. Edhe njëherë jam te fjalia ime e parë: nuk e di se cila skuadër do të jetë më e përshtatshme, nëse Dinamo do të kalojë turin e dytë, gjë që shpresojmë ta bëjë.

Si e sheh gjendjen e skuadrës, duke pasur parasysh që për pak ditë fillon edhe kampionati dhe merkatoja ka qenë kryesisht me largime shumë të forta dhe ende me afrime për t’i zëvendësuar?

Shiko, Dinamo përpara Kupave të Europës, ose më mirë të themi pasi përfundoi kampionati i kaluar dhe shkoi në fazën përgatitore, e ndaj në dy faza për rindërtimin e skuadrës. Faza e parë ishte ajo emergjente, që do të bëhej për përfaqësimin në Kupat e Europës. Faza e dytë është merkatoja, sepse ju e dini që merkatoja është deri në fund të gushtit dhe ka të bëjë me vazhdimësinë, me kampionatin. Për të dyja këto punoi fort Dinamo.

Punoi fort që të arrinte në fazën emergjente, derisa të vinte dita e regjistrimit të futbollistëve që do të merrnin pjesë në Kupat e Europës, duke afruar ata futbollistë që mendonte stafi teknik, trajneri dhe ndihmësit e tij se do të ishin ata që do të përballonin ndeshjet e Conference League. Ndërsa për vazhdimësinë është gjithmonë në kërkim dhe në zbatim të kërkesave që mund të vijnë nga stafi teknik për të plotësuar skuadrën. Unë them se Dinamo do të vazhdojë të plotësohet deri në përfundim të merkatos për sa i përket kampionatit. Ndërsa për sa i përket Kupave të Europës, Dinamo tashmë e ka formuar skuadrën me të cilën do të vazhdojë përfaqësimin.

Deri ku mund të shkojë?

Synimi është të shkojë sa më larg. Kjo do të thotë kalimi i këtij turi, i cili përfundon ditën e enjte, dhe më pas, në bazë të shortit dhe vazhdimësisë, të shikojë se çfarë mund të arrijë më tej në Kupat e Europës. Do të ishte mirë që të kalonte edhe fazën e turit të tretë, që e kemi pas një jave, dhe më tutje të mendonte ndoshta për play-off-in. Stafi i Dinamos, stafi teknik dhe presidenti po punojnë që të formojnë një skuadër shumë të fortë, ashtu siç ishte vitin e kaluar, pavarësisht largimeve. U larguan disa lojtarë cilësorë, siç ishte largimi i Bregut apo edhe një, dy, tre futbollistë të tjerë. Nuk kemi si t’i përmendim të gjithë, sepse kështu e ka futbolli.

Ka afrime, ka largime. Nuk është se do të jesh gjithmonë me të njëjtët lojtarë, sepse futbolli profesionist i ka këto. Shumë futbollistë afrohen, të tjerë largohen, por kryesorja është që ekipi të formohet për të plotësuar objektivat që ka. Objektivi i Dinamos është të formojë përsëri një skuadër që të jetë pretendente për të fi tuar titullin kampion.

Pse shumë presidentë më shumë mendojnë për kampionatin sesa për skuadrën që luan në Kupat e Europës?

Jo, unë nuk mendoj kështu. Nëse do të shikojmë, për shembull, Rrogozhinën, unë them që Egnatia ka investuar edhe për ndeshjet e Champions League, sepse ka afruar shumë futbollistë cilësorë menjëherë pas marrjes së kampionatit. Do të thotë që ata e kanë vlerësuar, sepse e dinë shumë mirë që një ecuri e mirë në Champions League përkthehet me të ardhura fi – nanciare, të cilat i shërbejnë skuadrës për të ardhmen. Dinamo nuk është se ka ndryshuar. Dinamo bazën e ka ruajtur. Këto largime nuk ishin sepse ishin dëshira e Dinamos, por ishte dëshira e futbollistëve për t›u larguar në kushte më të mira. Bregu u largua dhe e dimë se ku shkoi, apo edhe qendërmbrojtësi Teikseira. Kështu që këto janë të pranueshme dhe nuk mund të themi se janë të papranueshme.

Megjithatë, Dinamo mori menjëherë masat për zëvendësimin e futbollistëve të cilët iu larguan. Bazën e ruajti dhe patjetër që do të vazhdojë me forcimin e skuadrës. Për në Kupat e Europës, Dinamo afroi futbollistët që kërkoi stafi teknik, në mënyrë që të përballeshim me këto gara dhe të kalonim, siç kaluam, turin e parë me Astanën. Shpresojmë dhe kemi shumë shpresë për të kaluar edhe turin e dytë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Rrogozhina, nëse do ta shikoni. Për sa i përket Elbasanit dhe Vllaznisë, ndoshta mund të kenë pasur problemet e tyre, por të them të drejtën, për Elbasanin më erdhi keq, sepse shpërdoroi një rast të artë për të bërë kalimin e turit. Ajo humbje e penalltisë në fund përkthehet me një kualifi kim, kështu që ndoshta do të ishim në situata të tjera. Ju keni të drejtë kur thoni pse nuk mendojnë, por unë them që nuk është se nuk mendojnë.

Pak a shumë skuadrat mendojnë. Janë pak skeptike kur shikojnë shortin, sepse nuk luajnë vetëm kampionatin e tyre. Do të luash me skuadra të forta të Europës. Që kur u hodh shorti dhe na ra Astana, të gjithë menduam që ishte një short i fortë. Por megjithatë, Dinamo dhe stafi teknik besuan dhe thanë që ne do të luajmë për ta kaluar, edhe pas humbjes së parë që pësuam në Tiranë. Prandaj them që, brenda mundësive, skuadrat mundohen ta plotësojnë. Nuk është vetëm për titullin kampion, sepse titulli kampion të nxjerr edhe në Kupat e Europës.

Nuk është ajo vlerë që thatë ju, por është një vlerë shumë e madhe pjesëmarrja në Champions League apo edhe në rast se eliminimi të çon në Conference League, sepse nuk është se ka vlera të vogla fi nanciare. Por gjëja më e lartë që mund të kërkojë një skuadër është titulli kampion dhe për atë përgatiten, sepse titulli kampion i ka brenda të gjitha.

Duke qenë se gjysma e zemrës suaj është te Lushnja, si duket situata?

Shitja ka dështuar për të disatën herë. Ajo është nxjerrë në ankand për shitje. Vlera fi llestare që ishte 180 mijë euro, 150 mijë euro, tashmë i ka rënë nën 100 mijë euro dhe, të them të drejtën, nuk është afruar kush për të dhënë dorë për ta blerë këtë skuadër. Kjo konsiderohet keq me rënien nga Kategoria e Parë në Kategorinë e Dytë dhe ishte shumë e rëndë për Lushnjën. Por situata nuk është e mirë edhe për shkak të moralit që është krijuar aty. Unë shpresoj, sepse bashkia vazhdon ta fi nancojë deri sa të vijë privatizimi, në atë vlerë lekësh që ka pasur edhe në Kategorinë e Parë. Besoj se me fi llimin e sezonit Lushnja do të ketë një organizim. Jo vetëm kaq, por edhe një herë tjetër bëj thirrje që, pavarësisht se Lushnja ka rënë në kategorinë e dytë, investitorët të shkojnë te Lushnja.

Lushnja, përveç infrastrukturës që e ka shumë herë më të mirë edhe se skuadrat e kategorisë superiore, ka edhe një mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozeria e zjarrtë lushnjare dhe kjo përkthehet në të ardhura fi nanciare. Të ardhurat fi nanciare do të jenë shumë herë më të mëdha nëse një investim, sado modest, do të bëhet nga ata që do ta privatizojnë skuadrën e Lushnjës. Do të përkthehet në të ardhura shumë të mira për ta. Mos harrojmë asetet që ka Lushnja. Ka stadiumin, ka pishinën, ka dy-tre fusha të tjera rreth stadiumit, ka fushën e Plugut dhe të tjera. Plus edhe interesimin që ka, ka akademinë, ka traditën. Prandaj them që sa më parë, sa më parë investitori të shkojë te Lushnja dhe jo të shkojë me sy mbyllur, por të shkojë me sy hapur dhe krahëhapur, sepse do të gjejë një ambient shumë të mirë për të rikthyer Lushnjën rreth e rrotull në kategorinë e parë dhe pastaj në kategorinë superiore.

Të ardhurat financiare do t’i ketë shumë të mira nëse ai do të jetë së shpejti në drejtimin e ekipit të Lushnjës. Vështirësitë kanë qenë, sepse Lushnja, ngaqë kishte pritshmëri të mëdha, bëri disa gabime gjatë vitit. Mos harroni se ka ndërruar disa herë stafi n drejtues dhe kjo solli që në fund fare të shkonte në kategorinë e dytë. Unë besoj se së shpejti Lushnja do të privatizohet dhe ndoshta në vjeshtë do ta gjejmë me president të ri.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL