FOTO/ Hysaj vesh fanellën e Vllaznisë, legjenda e Kombëtares gati për aventurën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2026 | 21:15

FOTO/ Hysaj vesh fanellën e Vllaznisë, legjenda e Kombëtares gati për aventurën e re

Elseid Hysaj është shfaqur me Vllazninë në stërvitje. “Panorama Sport” mëson se legjenda e Kombëtares po qëndron gati për aventurën e re, që pritet të jetë sërish në Itali.

IMG_0464

Foto e shkrepur është te Qendra Sportive “Hasa”, në Golem të Shkodrës. Kujtojmë se Hysaj është pa ekip pasi e mbylli me Lacion.

Gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur me ekipet e Italisë; Empoli, Napoli dhe Lacio. Në Shqipëri ndërkohë ishte pjesë e Vllaznisë te moshat, ndërsa më pas e transferoi Empoli në akademinë e tij.

Mbrojtësi shkodran regjistron mbi 300 paraqitje në Seria A. Bëhet fjalë për një karrierë të ndërtuar prej 15 vitesh.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL