EKSKLUZIVE/ E papritur! Dinamo e Ilir Dajës pa frena, i merr talentin Partizanit (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2026 | 23:38

EKSKLUZIVE/ E papritur! Dinamo e Ilir Dajës pa frena, i merr talentin Partizanit (FOTO)

Dinamo është pa frena, ndërsa synon të jetë një nga pretendentët e këtij sezoni. “Panorama Sport” mëson se me kryeqytetasit ka firmosur Oresti Rifa.

partizani

Nuk bëhet fjalë për huazim. Gazeta mëson ekskluzivisht se Dinamo arriti akordin me Rifën pasi ky i fundit ndau rrugët me të kuqtë.

19-vjeçari është i datëlindjes 2007. Për këtë mund t’i vlejë dinamovitëve gjatë kampionatit, kur duhet një lojtar me pasaportë shqiptare i datëlindjes 2007.

Sulmuesi i talentuar në krahun e djathtë ka luajtur edhe me moshat e Kombëtares. Te Partizani pati edhe mundësinë e debutimit pasi luante në akademi, por edhe tek ekipi B. Po ashtu huazohej gjatë vitit 2025 edhe te Hajduk Split ku qëndronte për 6 muaj.

Rifa ishte edhe pjesë e stërvitjes së sotme në stadiumin “Selman Stërmasi. Kujtojmë se nuk mund të luajë në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës.

IMG_0468

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL