UEFA vlerëson Juxhin Xhajën, i beson ndeshjen e rëndësishme në kualifikueset e Champions-it

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2026 | 23:22

UEFA vlerëson Juxhin Xhajën, i beson ndeshjen e rëndësishme në kualifikueset e Champions-it

Arbitrimi shqiptar vijon të përfaqësohet denjësisht në arenën ndërkombëtare teksa këtë herë UEFA i ka besuar një tjetër ndeshje me rëndësi ekipit arbitral shqiptar duke caktuar Juxhin Xhajën si arbitër kryesor të sfidës mes Leh Poznan të Polonisë dhe Arhus të Danimarkës.

xhaja

Përballja pritet të zhvillohet në një atmosferë mjaft të zjarrtë pasi të dy klubet synojnë të hedhin një hap të rëndësishëm drejt objektivave të tyre në kompeticionet europiane.

Për këtë arsye UEFA ka zgjedhur një ekip arbitral me eksperiencë duke i besuar drejtimin e ndeshjes gjyqtarëve shqiptarë.

Në qendër të fushës do të jetë Juxhin Xhaja një nga arbitrat më të vlerësuar shqiptarë në vitet e fundit i cili do të asistohet nga Arbër Zalla dhe Taulant Kasa ndërsa arbitër i katërt është caktuar Andi Koçi.

Edhe në teknologjinë VAR do të ketë përfaqësim shqiptar ku në dhomën e sistemit VAR do të jetë portugezi Tiago Lopes ndërsa në AVAR është caktuar arbitri shqiptar Albert Doda duke kompletuar kështu një ekip me nivel të lartë profesional.

PANORAMASPORT.AL