Botërori 2026, ja lojtarët që nuk luajtën asnjë minutë
Pas gjashtë javësh konkurrimi intensiv, Kupa e Botës 2026 ka përfunduar dhe për shumicën e futbollistëve ka ardhur koha e pushimeve të merituara. Por për disa lojtarë, ky Botëror do të mbahet mend për një arsye tjetër, ata udhëtuan drejt SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë, u përfshinë në listat e kombëtareve të tyre, por nuk morën asnjë minutë në fushë.

Nga 1248 lojtarët e grumbulluar për turneun, shumica patën mundësinë të luanin të paktën disa minuta. Megjithatë, një grup i vogël mbeti vetëm spektator. Këta janë disa nga emrat më të njohur që nuk zbritën fare në fushë:
N’Golo Kante (Francë)
Mesfushori i njohur francez mund të jetë 35 vjeç, por ende konsiderohet një lojtar i aftë për të dhënë kontribut. Për këtë arsye, fakti që Didie Deshamp nuk i dha asnjë minutë në Botëror u pa si një vendim i diskutueshëm. Kante, i cili kishte qenë një nga shtyllat e mesfushës së Francës në triumfi n e Botërorit 2018, nuk u aktivizua as në ndeshjen për vendin e tretë ndaj Anglisë.
Kobi Mainu (Angli)
Anglia kishte shumë alternativa në mesfushë, por Kobi Mainu mund të ndihet i zhgënjyer që nuk luajti asnjë minutë. Mesfushori i Mançester Junajtidit kishte qenë titullar për Anglinë në fi nalen e Europianit 2024, por dy vite më vonë u bë i vetmi lojtar i fushës i kombëtares angleze që nuk mori minuta në Botëror. Një problem shëndetësor e pengoi gjithashtu të luante në ndeshjen për vendin e tretë.
Viktor Munjoz (Spanjë)
Sulmuesi i ri, pjesë e skuadrës së Spanjës që fi toi Botërorin, nuk pati mundësi të ndihmonte në fushë. Një dëmtim në fi llim të turneut e la jashtë planeve për ndeshjet e para dhe në fund ai e përfundoi kompeticionin pa asnjë paraqitje.
David Raja (Spanjë)
Portieri i Arsenalit, fitues i “Dorezës së Artë” në Premier League, ishte pjesë e skuadrës kampione të botës, por nuk luajti asnjë minutë. Spanja kishte një repart portierësh shumë të fortë dhe trajneri Luis de la Fuente preferoi Unai Simonin, i cili pësoi vetëm një gol gjatë gjithë Botërorit.
Xhejms Traford (Angli)
Portieri i Mançester Sitit, 23 vjeç, priste të merrte një mundësi për të shtuar numrin e paraqitjeve me Anglinë. Megjithatë, trajneri Tomas Tuhel zgjodhi Dekan Hendersonin për ndeshjen për vendin e tretë, ndërsa Trafford mbeti në stol.
Bremer (Brazil)
Mbrojtësi qendror i Juventusit e kishte të vështirë të fi tonte një vend titullari, pasi Gabriel dhe Markinjos ishin zgjedhja e parë e Brazilit. Megjithatë, edhe ai u bë pjesë e listës së lojtarëve që nuk morën asnjë minutë në Botëror.
Ronald Arauho (Uruguai)
Në rastin e mbrojtësit të Barcelonës, mungesa e minutave lidhet kryesisht me dëmtimin. Arauho u dëmtua para fillimit të turneut dhe humbi dy ndeshjet e para të Uruguait ndaj Arabisë Saudite dhe Kepit të Gjelbër. Megjithatë, eliminimi i hershëm i skuadrës bëri që ai të mos luante fare.
Alehandro Grimaldo (Spanjë)
Grimaldo pati një verë të suksesshme, fi toi Botërorin me Spanjën dhe u transferua nga Bajer Leverkusen tek Atletiko Madridi. Por në turne ai ishte vetëm spektator, pasi pa Mark Kukurejën të shkëlqente në krahun e majtë të mbrojtjes.
Gonsalo Injasio (Portugali)
Portugalia kishte një mbrojtje të konsoliduar me Ruben Diasin dhe Renato Veigën, por mbrojtësi i Sportingut priste të merrte të paktën një mundësi. Në fund, ai e mbylli Botërorin pa asnjë minutë në fushë.
Mats Vajfer (Holandë)
Me dëmtimin e Zhurien Timberit, mesfushori i Holandës priste se mund të kishte një rol më të madh në turne. Por në fund, ai nuk luajti fare, pasi Denzel Dumfris i zhvilloi të gjitha minutat në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Edhe pse ishin pjesë e skuadrave të mëdha dhe disa prej tyre kishin role të rëndësishme në klubet e tyre, këta lojtarë e përfunduan Botërorin 2026 pa prekur fare barin. Për disa ishte zgjedhje teknike, për të tjerë dëmtime apo konkurrencë e fortë brenda skuadrës.
PANORAMASPORT.AL













