EKSKLUZIVE/ Mesfushori i Dinamos, Qefalija analizon ecurinë e bluve në Superiore dhe Europë: Jemi për trofe, besoj te shokët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2026 | 9:01

EKSKLUZIVE/ Mesfushori i Dinamos, Qefalija analizon ecurinë e bluve në Superiore dhe Europë: Jemi për trofe, besoj te shokët

Pas një sezoni të mbyllur me fitimin e Kupës së Shqipërisë dhe një ecurie pozitive në Europë, Dinamo synon të jetë sërish protagoniste në sezonin e ri.

qefalija

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Klevi Qefalija flet për sezonin e kaluar, objektivat e skuadrës, investimet e klubit dhe ambiciet për të luftuar për trofe. Mesfushori u ndal edhe te ndeshjet e ardhshme në Ligën e Konferencës, ku blutë do të përballen me Aluminin në ndeshjen e kthimit e më pas me fituesin e çiftit Steaua-Auda në turin e tretë kualifikues.

Sezoni i kaluar u mbyll pa titullin kampion, por me fitimin e Kupës së Shqipërisë. Si e vlerësoni në tërësi atë sezon?

Sezonin e kaluar do ta quaja një sezon të shpëtuar me fitimin e Kupës së Shqipërisë. Sigurisht që kishim të gjitha mundësitë dhe shanset për të fituar edhe titullin kampion, pasi gjatë pjesës më të madhe të sezonit kemi qenë në garë dhe kemi treguar se kishim potencialin për ta arritur atë objektiv. Por periudha nga janari e në vazhdim pati disa ulje-ngritje, disa momente jo të mira që na e bënë më të vështirë rrugën drejt titullit. Megjithatë, mendoj se me fitimin e Kupës arritëm të mbyllnim sezonin me një trofe të rëndësishëm. Ishim më të lehtësuar, pasi në fund arritëm të shpërblejmë punën e bërë gjatë gjithë vitit.

Dinamo bëri paraqitje të mira në Europë dhe arriti kualifikimin në turin e dytë. Si e përjetuat këtë eksperiencë?

Ishte një ndjesi shumë e bukur dhe një eksperiencë që duhej ta arrinim me patjetër. Mendoj se e merituam, pasi kemi një skuadër shumë të organizuar dhe një grup që ka treguar shumë seriozitet në punë. Edhe pse kemi shumë lojtarë të rinj, ata janë përshtatur shumë shpejt me ekipin, me mënyrën tonë të lojës dhe me kërkesat që kemi si grup. Europa është gjithmonë diçka e veçantë për një klub dhe për lojtarët, ndaj ishte një moment i bukur për të gjithë ne. Tani kemi ndeshjen e radhës dhe do të mundohemi të vazhdojmë këtë rrugëtim sa më gjatë.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL