SOT, ORA 20:15/ Misioni europian, kampionët e Egnatias kanë betejën “finale” me Celjen
Historia e Egnatias në Europë nuk ka mbaruar me eliminimin e Petrokubit.

Përkundrazi, kampionët e Shqipërisë e kanë bërë të qartë se objektivi i këtij sezoni është të shkojnë sa më larg në arenën ndërkombëtare dhe ta kthejnë këtë verë në më të suksesshmen në historinë e klubit. Pas kualifikimit të parë në Ligën e Kampioneve, tani vjen prova më e rëndësishme deri në këtë pikë, dueli i kthimit ndaj Çeljes, i cili mund t’i afrojë rrogozhinasit edhe më shumë me një tjetër arritje historike. Barazimi 3-3 në “Arena Egnatia” ka lënë gjithçka të hapur. Edhe pse përballë ishte një skuadër me më shumë eksperiencë europiane, kampionët shqiptarë treguan se mund ta rivalizojnë dhe ta vendosin në vështirësi. Pikërisht për këtë arsye, në kampin bardhejeshil besojnë se kualifi kimi është plotësisht i arritshëm.
OBJEKTIVI I MADH – Në lojë nuk është vetëm kalimi në turin e tretë të Ligës së Kampioneve. Një kualifi kim ndaj Çeljes do t’i siguronte Egnatias matematikisht pjesëmarrjen në fazën e ligës së Conference League, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në raundet pasardhëse. Do të ishte një arritje historike për klubin, pasi për herë të parë do të siguronte praninë në fazën e ligës të një kompeticioni europian. Për këtë arsye, në kampin e Egnatias kjo ndeshje konsiderohet si një fi nale e vërtetë, ku shpërblimi sportiv dhe fi nanciar është i jashtëzakonshëm. Barazimi 3-3 i ndeshjes së parë nuk konsiderohet aspak një rezultat negativ nga stafi teknik. Përkundrazi, Egnatia tregoi se ishte në gjendje të shënonte tre gola ndaj një kundërshtari cilësor dhe të reagonte sa herë mbeti në disavantazh. Me rregullin e golit në transfertë që nuk ekziston më, gjithçka nis nga e para. Çdo fitore sjell kualifi kimin, ndërsa një tjetër barazim do ta çonte sfi dën në shtesa. Kjo e bën ndeshjen edhe më të hapur, ndërsa Egnatia udhëton në Slloveni me bindjen se ka të gjitha mundësitë për të realizuar objektivin.
GATI PËR ÇDO SKENAR – Nevil Dede nuk ka lënë asgjë rastësisë. Gjatë ditëve të fundit, stafi teknik ka punuar jo vetëm me aspektin taktik, por edhe me skenarët që mund të sjellë një ndeshje eliminatore. Burime pranë klubit bëjnë me dije se në seancat stërvitore është punuar edhe për goditjet nga pika e bardhë, ndërsa futbollistët kanë provuar penalltitë në rast se dueli shkon deri në fund të shtesave. Natyrisht, dëshira e stafi t teknik është që gjithçka të zgjidhet brenda 90 minutave, por përgatitja është bërë për çdo mundësi. Edhe menaxhimi fi zik i ndeshjes ka qenë pjesë e punës së Dedes, i cili kërkon që skuadra të ruajë ritmin dhe përqendrimin deri në fund, pavarësisht kohëzgjatjes së sfidës.
VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL













