Aleksi në stol dhe një mungesë e detyrueshme, si pritet të rreshtohet Egnatia kundër sllovenëve
Surprizat pritet të jenë minimale sa i përket formacionit të Egnatias kundër Celjes. Trajneri Nevil Dede duket i vendosur t’u besojë sërish futbollistëve që zbritën nga minuta e parë në ndeshjen e parë.
Pavarësisht rikthimit të Albano Aleksit në dispozicion, mesfushori pritet ta nisë edhe këtë sfidë nga stoli, ndërsa pjesa tjetër e formacionit nuk pritet të ndryshojë. Stafi teknik është bindur nga paraqitjet e javëve të fundit dhe nuk dëshiron të prishë ekuilibrin e krijuar në skuadër.
Vazhdimësia është kthyer në një nga parimet kryesore të Dedes, i cili beson se automatizmat e krijuara mes lojtarëve mund të bëjnë diferencën në një sfi dë të këtij niveli. Vetëm një mungesë e detyrueshme, ajo e sulmuesit Bakajoko, i cili la fushën i dëmtuar një javë më parë dhe vendin e tij pritet ta marrë Adjesa.

PANORAMASPORT.AL













