Nga mesfushorët te shumë pikëpyetje dhe merkato e bllokuar, Juventusi është në “hall”
Nëse Juventusi ka identifikuar portierin dhe qendërsulmuesin si prioritetet kryesore për të përforcuar skuadrën e Luçiano Spaletit, ekziston një repart që, ndonëse është i mbipopulluar, ofron shumë pak garanci për sezonin e ri.

Mes dëmtimeve, gjendjes fi zike dhe mungesës së personalitetit, pikërisht në mesfushë bardhezinjtë duket se kanë boshllëqet më të mëdha. Ndërkohë, merkatoja mbetet e bllokuar për shkak të pamundësisë për të larguar lojtarët e tepërt. Dy siguritë e vetme të Spaletit Në këtë moment, trajneri i Juventusit mund të mbështetet vetëm te Manuel Lokateli dhe Ueston Mekeni. Kapiteni, i cili së fundmi rinovoi kontratën deri në vitin 2028 me një pagë prej rreth 4 milionë eurosh në sezon, plus bonuse, ka treguar një rritje të jashtëzakonshme gjatë vitit të fundit.
Ai rezultoi mesfushori më i mirë në Evropë për numrin e pasimeve përpara dhe për aksionet progresive për ndeshje, pra ato lëvizje me top që afrojnë ndjeshëm skuadrën drejt zonës kundërshtare. Megjithatë, sipas shumë tifozëve bardhezinj, Lokateli vazhdon të vuajë nga mungesa e lidershipit dhe personalitetit, diçka që u vu re në fundin e sezonit të kaluar, kur Juventusi nuk arriti të siguronte një vend në Ligën e Kampioneve. Nga ana tjetër, amerikani Mekeni, falë punës me Spaletin, është shndërruar në një armë të rrezikshme në depërtimet nga vija e dytë, duke arritur nivelin më të lartë të karrierës së tij. Përtej tyre, megjithatë, mbeten shumë pikëpyetje.
Nga Turam te Dagllas Luiz Kefren Turam e nisi fazën përgatitore jashtë fushës për shkak të problemeve të vazhdueshme në gju, të cilat e kishin kufi zuar edhe në fundin e sezonit të kaluar. Francezi po punon për të qenë gati në startin e Serisë A, por në dy sezonet e tij te Juventusi nuk ka bërë ende hapin cilësor që pritej. As Dagllas Luiz nuk ka dhënë sinjale bindëse në përpjekjet e para për t’u rikthyer në formën më të mirë. Braziliani zotëron një teknikë të shkëlqyer, por ndoshta edhe për shkak të dëmtimeve të shumta të dy sezoneve të fundit, vazhdon të luajë me një ritëm shumë të ulët për futbollin e niveleve më të larta. Edhe Teun Kopmeiners nuk është parë ende në fushë gjatë kësaj vere.
Dy sezonet e kaluara në Torino kanë treguar se pesha e pritshmërive e ka penalizuar dukshëm, duke e bërë një lojtar të tërhequr dhe rrallëherë vendimtar. As Adziç nuk ka treguar progres në ndeshjet e para të sezonit dhe për të zgjidhja më e mirë duket një huazim, ku të ketë mundësi të luajë rregullisht.
Ndërkohë, Artur vazhdon prej vitesh të jetë jashtë planeve të klubit. Sa i përket Fabio Miretit, ai dha një sinjal pozitiv me golin nga goditja e dënimit ndaj Standard Liezhit dhe sezonin e kaluar shfaqi në disa raste potencial interesant. Megjithatë, vështirësitë e Juventusit për të shitur lojtarë bëjnë që ai të jetë një nga kandidatët kryesorë për t›u larguar, me qëllim përmirësimin e bilancit financiar. Në fund, Juventusi gjendet me një repart mesfushe tepër të mbushur, të vështirë për t’u spastruar, por që paradoksalisht ka nevojë urgjente për përforcime.
PANORAMASPORT.AL













