Çështja Olise, drejtori i Bajernit sqaron zërat: Nuk ka mbërritur asnjë letër, faks apo telefonatë nga Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2026 | 13:17

Çështja Olise, drejtori i Bajernit sqaron zërat: Nuk ka mbërritur asnjë letër, faks apo telefonatë nga Reali

Drejtori i përgjithshëm i Bajernit të Mynihut, Jan-Kristian Dresen e sqaroi njëherë e mirë çështjen kur u pyet nga gazetarët në lidhje me qëndrimin e përhershëm të Majkëll Olise.olise

“Po, sigurisht që do të qëndrojë”, u përgjigj ai. Drejtori më pas sqaroi se nuk ka marrë asnjë kontakt nga klubi spanjoll: “As një letër, as një faks, as një telefonatë nga Real Madridi.”

Së fundmi, drejtuesi ekzekutiv i klubit bavarez përsëriti qëndrimin e klubit edhe përballë një oferte të mundshme jashtë tregut: “Askush nuk më ka thënë ndonjëherë: ‘Nëse dikush të ofron 200 milionë euro, atëherë duhet ta shesësh'”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL