Trajneri i Çelsit, Alonso: Ja planet për sulmin e sezonit të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2026 | 13:00

Trajneri i Çelsit, Alonso: Ja planet për sulmin e sezonit të ri

Trajneri Çabi Alonso thotë se e ka gati planin për sulmin e ri të Çelsit. Në konferencën e parë si trajner në Sidnei, tekniku spanjoll i londineëve e quajti Morgan Roxhers “një super transferim”.alonsoSulmuesi i Anglisë, që u mor nga Aston Vila për 117 milionë stërlina rekord për një lojtar britanik pritet të jetë çelësi i projektit të ri pas sezonit të dobët të skuadrës londineze. Mbi të gjitha duket se fokusi i Çabi Alonsos është tek lidhja Morgan Roxhers-Kol Palmer. Dihet që të dy janë miq të ngushtë dhe kanë stil pak a shumë të ngjashëm loje.

“Kam një plan. Kam një ide. I shoh, duke dialoguar shumë mirë”, tha Alonso.

Plani i tij është balanca. Ai dëshiron të kombinojë lojtarët stabilë me ata me më shumë liri si Roxhers, Palmer, Pedro Neto, Estevao Uillian dhe Zheovani Kuenda. E vlerëson shumë fleksibilitetin e Roxhers, që mund të luajë si numër 10, në krahun e djathtë, por më së shumti nga e majta. Sipas Alonsos, nëse krijohen lidhjet e vogla mes tyre në fushë, Çelsi do të jetë shumë më kompetitiv me top dhe pa top.

PANORAMASPORT.AL