VIDEO/ Gabimi i arbitrit i kushtoi shtrenjtë Zvicrës, IFAB e pranon hapur: Embolo nuk duhej përjashtuar ndaj Argjentinës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2026 | 12:35

VIDEO/ Gabimi i arbitrit i kushtoi shtrenjtë Zvicrës, IFAB e pranon hapur: Embolo nuk duhej përjashtuar ndaj Argjentinës

IFAB, organi qeverisës i futbollit, ka rihapur çështjen që lidhet me kartonin e kuq të Brel Embolos në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026 kundër Argjentinës. Sipas udhëzimeve të reja të lëshuara për gjyqtarët, sulmuesi zviceran nuk duhej të kishte marrë kartonin e dytë të verdhë që e detyroi të largohej nga fusha.21Incidenti ndodhi në minutën e 72-të të ndeshjes Argjentinë-Zvicër 1-1 ku Embolo u penalizua fillimisht për një faull të dyshuar nga Leandro Paredes, me gjyqtarin Zhoao Pineiro që i dha faull dhe ndëshkoi mesfushorin argjentinas. Megjithatë, VAR ndërhyri për të përmbysur atë vendim, duke vendosur se Paredes nuk kishte kryer një faull, por përkundrazi faulli ishtenga sulmuesi zviceran.

Në atë pikë, Embolo mori një karton të dytë të verdhë dhe u përjashtua. Megjithatë, IFAB sqaron se kjo procedurë ishte e pasaktë. Protokolli VAR për “identitet të gabuar” specifikon se një karton i verdhë mund të rishikohet vetëm për të identifikuar lojtarin e penalizuar, por “vetë shkelja nuk mund të rishikohet ose ndryshohet”.

Në thelb, VAR mund të korrigjonte vetëm një gabim të mundshëm në lidhje me identitetin e lojtarit të ndëshkuar, jo të transformonte një faull të dhënë më parë në një simulim. Ndërhyrja teknologjike mund të kishte rezultuar në anulimin e kartonit të verdhë të Paredes, por jo në përjashtimin e Embolos.

I njëjti parim u zbatua gabimisht edhe në ndeshjen midis Shteteve të Bashkuara dhe Paraguait, kur Miguel Almiron u ndëshkua me karton të verdhë për simulim pas një ndërhyrjeje ndaj Tim Ream, e cila fillimisht u penalizua.

PANORAMASPORT.AL