Bylisi bën “pazar” tek Elbasani, skuadra e Rustemi huazon futbollistin 20-vjeçar të verdhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2026 | 15:21

Bylisi bën “pazar” tek Elbasani, skuadra e Rustemi huazon futbollistin 20-vjeçar të verdhebluve

Bylisi i Arlind Rustemit vazhdon me përforcimet në merkato, teksa ka afruar në formë huazimi futbollistin e Elbasanit, Glenis Belloj.

BELLOJ

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi verdheblu nëpërmjet faqes zyrtare, teksa mesfushori difensiv, do të kërkojë të marrë më shumë minuta te skuadra ballshiote në Kategorinë e Parë.

WhatsApp Image 2026-07-28 at 15.14.49

20-vjeçari në edicionin e kaluar u aktivizua vetëm 1 ndeshje në kampionat me fanellën e Elbasanit, në duelin e “Final 4”, ndaj Dinamos si dhe në sfidën ndaj Teutës në Kupën e Shqipërisë.

Vlonjati Belloj, numëron 10 paraqitje me Kombëtaren U19 të Shqipërisë, teksa tashmë do të jetë nën urdhrat e trajnerit Rustemi.

PANORAMASPORT.AL