“Synojmë titullin kampion”, fjalët e para të Omar Pasagiç si “Dem i Kuq”: Ja pse zgjodha Partizanin
Partizani siguroi një tjetër përforcim për repartin e prapavijës, duke plotësuar dëshirën e radhës për Florin Bratun. Pas afrimit të Endri Çelajt nga Metaloglobus, edhe Omar Pasagiç i është bashkuar ekipit. Bëhet fjalë për dy lojtarë që ishin pjesë e ekipit rumun ku Bratu drejtoi në edicionin e kaluar. Kontrata e firmosur është 1+1.

Në fjalët e para, për mikrofonin e “Partizani Channel”, mbrojtësi Omar Pasagiç deklaroi:
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam gati të filloj sezonin. Zgjodha Partizanin sepse është një klub i madh, një nga klubet më të mëdha në Shqipëri. Trajneri im i mëparshëm, Florin Bratu është këtu dhe më ka pëlqyer puna e tij vitin e kaluar në Rumani, për këtë arsye jam këtu.
Jam futbollist punëtor, i përkushtuar. Synimet janë të fitojmë titullin kampion. Do të japim gjithçka këtë sezon, ditë pas dite në stërvitje, në lojë që t’ua shpërblejmë mbështetjen tifozëve dhe që të kemi sukses së bashku”, deklaroi Pasagiç.
PANORAMASPORT.AL













