Nga 20 në 100 milionë euro/ Diomande, djaloshi që për një vit pesëfishoi vlerën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2026 | 17:13

Nga 20 në 100 milionë euro/ Diomande, djaloshi që për një vit pesëfishoi vlerën

Historia e Jan Diomande filloi të shkruhej në javën e fundit të marsit 2025. Në mes të pushimit ndërkombëtar, Leganes lunate kundër Realit. Askush nuk mund ta kishte imagjinuar që djali i panjohur 18-vjeçar nga Bregu i Fildishtë, i cili mbërriti i dëmtuar në janar te ekipi rezervë i Leganes, do të debutonte në Divizionin e Parë vetëm tre ditë më vonë kundër Real Madridit.

Real-Madrid-expected-to-sign-Ivorian-teen-Yan-Diomande

Ai që e ka jetuar atë histori në vetën e parë ishte Borja Himenez, trajneri i Leganes, sot në Al-Ahli të Katarit, i cili në disa media ka folur për mënyrën se si Diomande bëri hapin e madh. “Herën e parë që dëgjova për Jan isha duke parë një video të bërë vetë në YouTube. Jan duhet të ishte 16 vjeç dhe ishte në një nga shkollat e klubit në Shtetet e Bashkuara. Xhef, pronari Leganes më tha. “Kemi Mesin e ri” dhe unë u impresionova nga ajo që bëri ai djalë”.

Fillimet

Dita e parë që Borja Jimenez pa Jan Diomande në aksion, nuk mund ta harruar. Ishte java para ndeshjes në Bernabeu më 29 mars 2025. “Më kujtohet që luajtëm një ndeshje miqësore kundër ekipit rezervë. Jan javën e kaluar kishte luajtur me ekipin B për minutat e para, por unë nuk e kisha parë…

Dhe fillon të luajë. Veprimi i pare, ai driblon, ndryshon këmbën, veprimi i dytë, shumë i ngjashëm, i treti një top shumë i fuqishëm në hapësirë me një kontroll të pabesueshëm fillestar. i katërti, e merr në zonë, ndryshon këmbën dhe ‘bum’… Në qoshe. Veprimi i pestë dhe i gjashti janë të njëjtë… Kaq më duhej.

Nga 20 milionë në më shumë se 100 milionë në vit

Personaliteti i Diomande u pa brenda vetëm një muaji e gjysmë që ai ishte në ekipin e parë të Leganes. “Ai kurrë nuk dha ndjesinë e frikës, as në Bernabeu, një nga ato fusha që frikësojnë shumë futbollistë të rinj”. Borja Himenez pranoi se disa klube jashtë Spanjës ishin të interesuara për Diomande sapo e panë te Leganes, të cilët e vlerësuan në 20 milionë euro, një shumë që pagoi Laipzig.

“Disa klube të huaja na telefonuan dhe më thanë se mendonin se ishte shumë e shtrenjtë. U thashë atyre se do të vlejë dyfish ose trefish brenda një ose dy vjetësh”. Në fund, në vetëm një sezon vlera e Diomande është shumëfishuar me pesë ose gjashtë, pasi Laipzig e bleu për 20 dhe do t’i shesë midis 100 dhe 120 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL