Juventusi mposht konkurencën e Interit, bardhezinjtë sigurojnë sulmuesin shtatlartë
Juventusi ka bërë një goditje për të ardhmen duke siguruar Tegra Bolongon, sulmuesin 15-vjeçar që do të largohet nga Lozana Sport. Bardhezinjtë kanë mposhtur konkurrencën e Interit, i cili gjithashtu ishte aktivizuar për të siguruar lojtarin e lindur në vitin 2010, që zotëron dy nënshtetësi: atë zvicerane dhe kongoleze.

Para se të fi rmosë kontratën në shtator, sapo të mbushë 16 vjeç, Bolongo do të zhvillojë një periudhë prove me Zonjën e Vjetër, siç ka zbuluar “Sportitalia”. Kush është Tegra Bolongo? Bolongo është një qendërsulmues ende pa mbushur 16 vjeç, por që ka një strukturë fi zike të jashtëzakonshme, me 194 centimetra gjatësi, si dhe një këmbë të majtë shumë të mirë.
Ai iu bashkua verën e kaluar Lozanës Sport, ku u vu në dukje duke shënuar 14 gola në kampionatin elitar zviceran U16 dhe duke fituar një ftesë për ekipin kombëtar zviceran U16, me të cilin ka zhvilluar dy paraqitje. Ai konsiderohet një profi l modern dhe jo i zakonshëm për një sulmues të moshës së tij. Edhe pse nuk dallohet veçanërisht për shpërthimin në metrat e parë, Bolongo kombinon një teknikë të mirë me topin me një aftësi të madhe për të luajtur me shpinë nga porta, duke mbrojtur dhe shpërndarë topin.

Sulmuesi zviceran dallohet gjithashtu për goditjen e saktë nga distanca mesatare dhe e largët, si dhe për një instinkt të fortë për golin brenda zonës së rreptësisë. Juventusi e sheh si një investim për të ardhmen dhe ka vendosur të parakalojë rivalët, duke përfshirë Interin, për të siguruar një nga talentet më interesantë të brezit 2010.
PANORAMASPORT.AL













