Vllaznia kërkon të “blindojë” mbrojtjen, në bisedime me 27-vjeçarin që ka fituar 4 trofe me Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2026 | 16:32

Vllaznia kërkon të “blindojë” mbrojtjen, në bisedime me 27-vjeçarin që ka fituar 4 trofe me Egnatian

Vllaznia kërkon të blindojë mbrojtjen në këtë merkato vere. “Shkodra Sport” bën me dije se klubi shkodran ka nisur bisedimet me mbrojtësin nga Haiti, François Dylis, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Egnatias, ku ka fituar plot 4 trofe me rrogozhinasit, 2 kampionate, Kupën dhe Superkupën.

DYLIS

27-vjeçari aktualisht është pjesë e Hapoel Hadera në Izrael. Për momentin nuk ka ende një akord përfundimtar, por bisedimet vazhdojnë dhe mbetet për t’u parë nëse mbrojtësi haitian do të veshë fanellën kuqeblu në sezonin e ri.

PANORAMASPORT.AL