Liverpuli bind Barkolan, por PSG-ja do shifrën e çmendur për futbollistin francez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2026 | 15:35

Liverpuli bind Barkolan, por PSG-ja do shifrën e çmendur për futbollistin francez

Mund të thuhet se Liverpuli ka bërë lëviizje konkrete drejt Bredli Barkola, përderisa mediat raportojnë për arritjen e një marrëveshje në parim me sulmuesin e Paris SG, që nuk ka pranuar të zgjasë kontratën me kampionët e Evropës.

barkola

Konkretisht raportohet se “The Reds” kanë marrë dritën jeshile nga lojtari i përfaqësueses franceze, i cili ka pranuar një kontratë 6- vjeçare deri në vitin 2032 me një pagë shumë të lartë. 23- vjeçari, kontrata aktuale e të cilit me PSG-në skadon në vitin 2028, nuk dëshiron të vazhdojë karrierën në “Parc des Princes”.

E ja që pas marrëveshjes me lojtarin, Liverpuli pritet të intensifikojë negociatat me PSG-në për të arritur akordin, sa i takon shumës së transferimit. Mësohet se klubi i Parisit ka vendosur një çmim të lartë për yllin e saj Bradley Barcola, pasi klubet e mëdha evropiane kanë shfaqur interes për sulmuesin francez. Sipas raportimeve të gazetarit Ben Jacobs, PSG e vlerëson Barkolan rreth 170 milionë euro dhe po përdor transferimet e fundit të Morgan Rogers dhe Elliot Anderson si pikë reference për vlerësimin e tij në treg.

Kjo shifër bazohet te fakti se Barkola është vetëm 23 vjeç, ka fituar dy herë radhazi Ligën e Kampionëve, ka zhvilluar një paraqitje të fortë në Kupën e Botës dhe ka tërhequr interesimin e disa klubeve. Megjithatë, PSG nuk e ka përjashtuar mundësinë e shitjes së tij nëse arrin një ofertë të përshtatshme. Liverpuli është një nga klubet e shumtë që do francezin, por ai që ka lëvizur konkretisht me një akord financiare me vetë lojtarin e kampionëve francezë.

Trajneri Luis Enrike, nga ana e tij, ka qenë i qartë se dëshiron vetëm lojtarë të përkushtuar ndaj projektit të PSG-së dhe nuk i garanton askujt një vend titullari në formacion. Në të njëjtën kohë, PSG po punon për të gjetur zëvendësuesin e Barcolas. Klubi parisien vazhdon bisedimet me Monacon për transferimin e anësorit Magnes Aklioushe të Monakos. Sipas raportimeve, edhe Liverpooli ka bërë një ofertë për Akliouchen, por lojtari është i fokusuar vetëm te një transferim në “Parc des Princes”, duke preferuar t’i bashkohet Paris SG.

PANORAMASPORT.AL