VIDEO/ Momente tmerri! Futbollisti kampion grabitet në mes të rrugës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2026 | 15:27

VIDEO/ Momente tmerri! Futbollisti kampion grabitet në mes të rrugës

Futbollisti ganez i skuadrës belge, Union Saint-Gilloise, Mohamed Fuseini, ka përjetuar momente tmerri pasi u sulmua dhe u grabit në një rrugë të Brukselit.

33132-600x360

24-vjeçari u rrethua nga pesë persona gjatë ditës, të cilët ia morën portofolin, dy telefona iPhone dhe një orë luksoze Rolex.

Vlera e orës raportohet të jetë mes 8 mijë dhe 14 mijë euro. Fuseini u dërgua në spital për kontrolle mjekësore pas incidentit, por fatmirësisht nuk pësoi lëndime të rënda dhe u rikthye në stërvitje me skuadrën e tij.

HOTlXJXXEAAhN00

Policia belge i ka nisur hetimet për rastin dhe dy nga pesë të dyshuarit tashmë janë arrestuar, ndërsa kërkimet po vazhdojnë për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Mohamed Fuseini ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Union Saint-Gilloise sezonin e kaluar, duke i shënuar 13 gola në 44 paraqitje dhe duke e ndihmuar klubin të shpallej kampion i Belgjikës.

PANORAMASPORT.AL