Postuar: Korrik 28, 2026 | 15:43
ZYRTARE/ Mevlan Adili surprizon me të ardhmen, 32-vjeçari transferohet te kuqezinjtë e…
Mevlan Adili, ish-mbrojtësi i Vllaznisë dhe Bylisit, do të vijojë karrierën te skuadra e Shkëndijës së Haraçinës, në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. 32-vjeçari mbylli aventurën e tij te skuadra e Gjilanit, duke vendosur të rikthehet në futbollin maqedonas.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kuqezi nga Haraçina, teksa transferimi i Adilit, pritet të rrisë ndjeshëm cilësinë në repartin difensiv.
Shkëndija nuk u mjaftua vetëm me Adilin, teksa afroi edhe ish-mesfushorin e Vorës, Enis Fazlagiç. Futbollist me mjaft përvojë, që do të japë kontributin e tij me fanellën e kuqezinjve.
PANORAMASPORT.AL













