Silvester Shkalla firmos me klubin e Kategorisë së Parë, administratori Lleshaj: Nuk do të synojmë emra të mëdhenj, por djem të rinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2026 | 17:40

Silvester Shkalla firmos me klubin e Kategorisë së Parë, administratori Lleshaj: Nuk do të synojmë emra të mëdhenj, por djem të rinj

Drejtuesit matjanë janë hedhur në sulm për fuqizimin e skuadrës me elementë cilësorë. Sipas administratorit të Burrelit, Marjan Lleshaj, klubi është në bisedime me disa futbollistë, si nga vendi, Kosova ashtu edhe nga tregu i huaj.

lleshaj burreli

“Si kohë merkatoje, puna jonë është përqendruar te afrimi i elementëve cilësorë në skuadër. Nuk do të synojmë emra të mëdhenj, por djem të rinj që vijnë nga akademi të ndryshme, që kanë dëshirë jo vetëm të luajnë futboll, por edhe ambicie për të ecur përpara. Megjithëse është shpejt për të folur me emra konkretë, jam optimist se në ditët në vazhdim do të jemi më konkretë”, shprehet për “Panorama Sport” administratori i matjanëve.

Natyrshëm, në këtë periudhë merkatoje edhe te Burreli ka një numër të madh futbollistësh që po provohen. Miqësorja e parë që do të zhvillojnë në mesjavë, në “Liri Ballabani” ndaj Tërbunit, do t’u shërbejë drejtuesve për seleksionimin e lojtarëve. Ndërkohë, në fundjavën që lamë pas, Silvester Shkalla është bërë pjesë e skuadrës. Sipas qendërmbrojtësit nga kryeqyteti, është hedhur edhe fi rma në kontratë.

“Për këtë edicion futbollistik do të jem pjesë e skuadrës matjane. Aktualisht skuadra është në ndërtim e sipër, por jam optimist se do të ndërtohet një skuadër cilësore”, shprehet mes të tjerash 30-vjeçari. Shkalla, i cili ka luajtur me disa skuadra gjatë karrierës së tij, ka pasur edhe një eksperiencë me Burrelin në sezonin 2024-2025. Në 283 ndeshje të zhvilluara gjatë karrierës, ai ka shënuar rreth 20 gola.

Nderim GOCI – PANORAMSPORT.AL