Postuar: Korrik 28, 2026 | 17:26
E kontakton ish-presidenti, mesfushori i harruar te Kombëtarja gati për hapin e radhës
Keidi Bare është drejt transferimit te Kadiz në La Liga 2. Me këtë rast po merret pikërisht ish-presidenti i klubit, Manuel Vizcaino, i cili po negocion me përfaqësuesit e Bares.

Mesfushori i harruar nga Kombëtarja ka mbetur si okazion në merkaton e verës. Bare është i lirë, ndërsa shkak për ndërprerjen e kontratës u bë rënia nga kategoria e Real Zaragozës dhe dëmtimet.
28-vjeçari i lindur në Fier duket se do të mbetet në Spanjë. Aty ku ndodhet që prej dhjetorit të vitit 2013, kur Atletiko Madrid e mori në akademi.
I ndërpritet kontrata pas rënies nga kategoria, mesfushori i harruar te Kombëtarja kthehet në “okazion”
PANORAMASPORT.AL













