EKSKLUZIVE/ Mesfushori i Dinamos, Qefalija analizon ecurinë e bluve në Superiore dhe Europë: Jemi për trofe, besoj te shokët (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2026 | 18:20

EKSKLUZIVE/ Mesfushori i Dinamos, Qefalija analizon ecurinë e bluve në Superiore dhe Europë: Jemi për trofe, besoj te shokët (E PLOTË)

Pas një sezoni të mbyllur me fitimin e Kupës së Shqipërisë dhe një ecurie pozitive në Europë, Dinamo synon të jetë sërish protagoniste në sezonin e ri.

qefalija

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Klevi Qefalija flet për sezonin e kaluar, objektivat e skuadrës, investimet e klubit dhe ambiciet për të luftuar për trofe. Mesfushori u ndal edhe te ndeshjet e ardhshme në Ligën e Konferencës, ku blutë do të përballen me Aluminin në ndeshjen e kthimit e më pas me fituesin e çiftit Steaua-Auda në turin e tretë kualifikues.

Sezoni i kaluar u mbyll pa titullin kampion, por me fitimin e Kupës së Shqipërisë. Si e vlerësoni në tërësi atë sezon?

Sezonin e kaluar do ta quaja një sezon të shpëtuar me fitimin e Kupës së Shqipërisë. Sigurisht që kishim të gjitha mundësitë dhe shanset për të fituar edhe titullin kampion, pasi gjatë pjesës më të madhe të sezonit kemi qenë në garë dhe kemi treguar se kishim potencialin për ta arritur atë objektiv. Por periudha nga janari e në vazhdim pati disa ulje-ngritje, disa momente jo të mira që na e bënë më të vështirë rrugën drejt titullit. Megjithatë, mendoj se me fitimin e Kupës arritëm të mbyllnim sezonin me një trofe të rëndësishëm. Ishim më të lehtësuar, pasi në fund arritëm të shpërblejmë punën e bërë gjatë gjithë vitit.

Dinamo bëri paraqitje të mira në Europë dhe arriti kualifikimin në turin e dytë. Si e përjetuat këtë eksperiencë?

Ishte një ndjesi shumë e bukur dhe një eksperiencë që duhej ta arrinim me patjetër. Mendoj se e merituam, pasi kemi një skuadër shumë të organizuar dhe një grup që ka treguar shumë seriozitet në punë. Edhe pse kemi shumë lojtarë të rinj, ata janë përshtatur shumë shpejt me ekipin, me mënyrën tonë të lojës dhe me kërkesat që kemi si grup. Europa është gjithmonë diçka e veçantë për një klub dhe për lojtarët, ndaj ishte një moment i bukur për të gjithë ne. Tani kemi ndeshjen e radhës dhe do të mundohemi të vazhdojmë këtë rrugëtim sa më gjatë.

Sa e rëndësishme ishte mënyra se si erdhi ai kualifi kim në Astana për besimin e grupit?

Ishte shumë e rëndësishme dhe do të thoja edhe një nga momentet më të bukura për grupin. Ishim në disavantazh pas ndeshjes së parë, por ajo që na karakterizoi ishte besimi që kishim brenda skuadrës se mund ta përmbysnim situatën. Edhe pse pësuam gol në pjesën e parë nga penalltia, kur shkuam në dhomat e zhveshjes, besimi ishte i njëjtë që mund ta kthenim ndeshjen dhe të luftonim deri në fund. Më pas sigurisht që na ndihmoi edhe kartoni i kuq i kundërshtarit, por mendoj se ajo ndeshje tregoi karakterin e ekipit. Ishte një ndjesi shumë e bukur dhe një rezultat që na dha shumë besim për vazhdimësinë.

Në turin e tretë përballë do të jetë fituesi i çiftit Steaua-Auda nëse kaloni edhe Aluminin. Cilin kundërshtar do të preferonit dhe pse?

Për momentin jemi të fokusuar vetëm te ndeshja me Aluminin, pasi ajo është sfi da që kemi përpara dhe ku duhet të japim maksimumin. Nuk është se kemi ndonjë preferencë të veçantë nëse përballë do të jetë Steaua apo Auda. Fillimisht duhet të bëjmë detyrën tonë, të kalojmë këtë tur me sukses dhe vetëm më pas do të mendojmë për kundërshtarin tjetër. Në Europë çdo kundërshtar është i vështirë, ndaj rëndësi ka që ne të jemi të përqendruar te vetja jonë.

Sezoni i ri është pranë. Cilat janë objektivat e Dinamos, si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë?

Dinamo është një skuadër e ndërtuar gjithmonë për të fi tuar. Objektivat tona janë të qarta, si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë. Ne kemi cilësinë dhe mundësitë për të luftuar për të dy trofetë dhe do të japim maksimumin në çdo ndeshje.

Presidenti Ardian Bardhi prej disa vitesh po investon në klub dhe nuk i ka lënë asgjë mangët Dinamos për të pasur mundësinë të fi tojë trofe. Është ndërtuar një skuadër për të konkurruar dhe për të luftuar në çdo front, kështu që tashmë na mbetet ne lojtarëve dhe stafi t që ta justifi kojmë këtë investim me rezultate dhe me paraqitje sa më të mira në fushë. Gjithashtu, kemi një staf teknik kërkues, që gjithmonë analizon ndeshjet dhe rivalët në detaje, gjë e cila e bën më të lehtë për çdo lojtar. Ne duam të vazhdojmë të njëjtën ecuri pozitive edhe te Dinamo dhe të arrijmë objektivat e klubit.

Skuadra ka pësuar disa ndryshime gjatë merkatos. Sa mendoni se do të ndikojnë afrimet dhe largimet në ecurinë e ekipit?

Është e vërtetë që gjatë merkatos ka pasur disa ndryshime, me lojtarë që janë larguar dhe me afrime të reja në skuadër. Është një proces normal në futboll, ku çdo sezon ka lëvizje dhe skuadrat kërkojnë të përforcohen. Mendoj se lojtarët që janë afruar deri tani janë përshtatur shumë mirë me grupin. Ata janë bërë pjesë e ekipit, kanë kuptuar mënyrën tonë të punës dhe janë paraqitur mirë në stërvitje dhe në ndeshje. Besoj se do të na ndihmojnë shumë gjatë sezonit të ri.

Në aspektin personal, çfarë objektivash i keni vendosur vetes për sezonin e ri?

Në aspektin personal, objektivi im është që çdo ditë të përmirësohem dhe të bëhem një lojtar më i mirë. Besoj se gjithmonë ka vend për përmirësim dhe duhet të punosh vazhdimisht për të arritur nivele më të larta. Do të jap maksimumin tim si në aspektin personal, ashtu edhe për të ndihmuar ekipin të arrijë objektivat që ka vendosur. Shpresoj të kem një sezon edhe më të mirë se ai i kaluar dhe të kontribuoj sa më shumë për sukseset e Dinamos.

Europa ka sjellë ngarkesë që në fi llim të sezonit. A mendoni se kjo mund ta ndihmojë ekipin apo ta pengojë kur të nisë kampionati?

Mendoj se sa më shumë të ecim përpara në Europë, aq më mirë është për klubin dhe për skuadrën. Ndeshjet europiane na mbajnë në ritmin e garave, na japin eksperiencë dhe na ndihmojnë të jemi më të përgatitur. Nuk mendoj se kjo do të jetë një pengesë për kampionatin, përkundrazi mund të jetë një ndihmë për ekipin. Shpresojmë që të vazhdojmë sa më gjatë në Europë dhe njëkohësisht të jemi gati për sfi dat e kampionatit.

Çfarë mesazhi keni për tifozët e Dinamos, të cilët presin që këtë sezon skuadra të luftojë deri në fund për titullin kampion?

Mesazhi im për tifozët e Dinamos është që të jenë sa më të shumtë në shkallët e stadiumit, duke fi lluar që nga ndeshja që kemi përpara me Aluminin dhe në çdo sfi dë tjetër gjatë sezonit. Mbështetja e tyre është shumë e rëndësishme për ne dhe na jep forcë në momente të vështira. Ne do të japim maksimumin në çdo ndeshje, do të luftojmë deri në fund për objektivat tona dhe do të bëjmë gjithçka për t’i bërë ata të lumtur duke sjellë sukseset që meritojnë.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL