“Bombë” në futboll, zbulohet plani i pabesueshëm i FIFA-s për Kupën e Botës
Një raport i publikuar nga “The Times” ka shkaktuar tërmet në botën e futbollit. Sipas gazetës në fjalë, presidenti i FIFA-s Xhani Infantino po përgatit një projekt që do t’i hapte derën investitorëve privatë.

Bëhet fjalë për të blerë një pjesë të aksioneve në një kompani që do të menaxhonte kompeticionet më të rëndësishme të FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës.
Kështu përmendet edhe një zyrtar i lartë i futbollit, i cili e ka cilësuar këtë nismë si një “bombë bërthamore” për sportin. Nga FIFA akoma nuk ka pasur reagim.
Raporti shton se edhe administrata e presidentit amerikan Donald Trump është konsultuar për projektin. Një nga investitorët kryesorë të projektit do të ishte biznesmeni amerikan Joshua Kushner, i cili është vëllai i Jared Kushner. Ky i fundit është i martuar me Ivanka Trump, që është edhe vajza e presidentit të Amerikës.
PANORAMASPORT.AL













