Postuar: Korrik 28, 2026 | 18:12
Ndizet merkato! Vllaznia pa frena, merr edhe lojtarin e kombëtares që u shpall dy herë kampion
Vllaznia është rikthyer fuqishëm në merkaton e verës. Pas Adnard Mehmetit, ekipit do i bashkohet edhe François Dulysse.

27-vjeçari do të përforcojë repartin e mbrojtjes. Dulysse është lojtar i kombëtares së Haitit.
Në Shqipëri kujtohet për eksperiencën me Egnatian. Aty ku edhe fitoi dy tituj kampionë.
Dulysse ishte për herë të fundit pjesë e Hapoel Hadera në Izrael. Me Egnatian qëndroi deri në verën e kaluar.
PANORAMASPORT.AL













