Egnatia pret shortin e Champions, gati derbi me Dritën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2026 | 13:23

Egnatia pret shortin e Champions, gati derbi me Dritën

Egnatia është gati të nisë një tjetër aventurë në arenën europiane. Kampionët e Shqipërisë do të mësojnë shumë shpejt kundërshtarin e tyre në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve, ku do të synojnë të hedhin një hap të rëndësishëm drejt fazave të mëtejshme të kompeticioneve të UEFA-s.EGNATIA

Skuadra hyn në këtë short me koeficientin 4.500, duke u renditur mes ekipeve të pafavorizuara. Kjo do të thotë se Egnatia nuk do të ketë një short të lehtë, pasi përballë mund t’i dalin skuadra me eksperiencë të konsiderueshme në kupat e Europës dhe me koeficientë dukshëm më të lartë. Mes kundërshtarëve të mundshëm spikat emri i Shamrok Rovers, kampionëve të Irlandës, të cilët kanë koeficientin më të lartë në këtë fazë me 19.375 pikë.

Po ashtu, në vazon e skuadrave të favorizuara ndodhen ekipe si KuPS Kuopio nga Finlanda, Drita e Kosovës, Lincoln Red Imps nga Gjibraltari dhe Borac Banja Luka nga Bosnjë-Hercegovina. Të gjitha këto skuadra kanë krijuar një traditë të rëndësishme në eliminatoret europiane gjatë viteve të fundit. Një tjetër kundërshtar që konsiderohet i fortë është KI Klaksvik. Po ashtu, Kairat Almaty, Universitatea Craiova apo Riga FC janë emra që askush nuk do t’i dëshironte në letër. Megjithatë, edhe pse ndodhet në vazon e skuadrave të pafavorizuara, Egnatia ka treguar vitet e fundit se është një ekip që mund të rivalizojë me çdo kundërshtar.

Klubi nga Rrogozhina ka dominuar futbollin shqiptar në sezonet e fundit, duke fituar trofe dhe duke ndërtuar një skuadër konkurruese me elementë cilësorë si vendas ashtu edhe të huaj. Një rol të rëndësishëm do të luajë edhe merkatoja verore. Drejtuesit e klubit po punojnë për të ruajtur bazën e skuadrës kampione dhe për ta përforcuar atë me afrime të reja, në mënyrë që ekipi të paraqitet sa më i fortë në ndeshjet europiane. Objektivi minimal mbetet kalimi i një turi, pasi kjo do të sillte jo vetëm përfitime financiare, por edhe mundësinë për të vazhduar rrugëtimin në kupat e UEFA-s. Për momentin, vëmendja është e gjitha te shorti.

Nëse fati do të jetë në anën e kampionëve shqiptarë, Egnatia mund të ketë shanse reale për të synuar një kualifikim historik. Në të kundërt, përballja me një nga emrat më të fortë të vazos së favoritëve do ta bënte misionin shumë më të komplikuar. Në letër, Shamrock Rovers, KuPS, Drita dhe Lincoln Red Imps konsiderohen rivalët më të fortë, ndërsa Larne FC, Petrocub Hîncesti dhe The Neë Saints mund të jenë kundërshtarët më të përballueshëm për Egnatian.85

PANORAMASPORT.AL