VIDEO/ Turpëruan Brazilin 7-1 në 2014-ën, dy ish-lojtarët e Gjermanisë dhurojnë momente speciale pas fitores ndaj Kuraçaos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 10:57

VIDEO/ Turpëruan Brazilin 7-1 në 2014-ën, dy ish-lojtarët e Gjermanisë dhurojnë momente speciale pas fitores ndaj Kuraçaos

Gjermania e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme Botërorin duke shkatërruar me rezultatin e thellë 7-1 Kuraçaon.564

Shumë emra të njohur gjermanë e festuan këtë triumf dhe ndanë pamje në rrjetet sociale. Një prej tyre është Tomas Myler i cili është aktiv në rrjetet sociale dhe nuk mund të mos ishte protagonist dhe në ato momente. Ai ndau një video në rrjetet sociale teksa i shkon nga mbrapa Bastian Shvajnshtaiger dhe e përqafon.

“Miku im Bastian Shvajnshtaiger ishte pikërisht pranë nesh në fushë gjatë ndeshjes së ekipit kombëtar gjerman. Është gjithmonë mirë ta shohësh” , shkruan ai në Instagram.

Rikujtojmë që këta të dy ishin lojtarët që udhëhoqën Gjermaninë në 2014 ku turpëruan Brazilin me të njëjtin rezultat 7-1.

PANORAMASPORT.AL