VIDEO/ Vijojnë traditën që prej 1998-ës, tifozët e Japonisë japin sërish leksion dhe pastrojnë mbeturinat në tribunat e stadiumit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2026 | 10:41

VIDEO/ Vijojnë traditën që prej 1998-ës, tifozët e Japonisë japin sërish leksion dhe pastrojnë mbeturinat në tribunat e stadiumit

Japonia ka treguar edhe njëherë kulturën e tyre në Botëror.

587

Pas përfundimit të sfidës kundër Holandës, fansat pastruan tribunat duke mbledhur të gjitha mbeturinat dhe më pas u larguan nga stadiumi.

Skenat e tifozëve japonezë që mblidhnin dhe fshinin mbeturinat tërhoqën vëmendjen e publikut për herë të parë gjatë paraqitjes së parë të ekipit në Kupën e Botës në Francë në vitin 1998. Ata e kanë bërë këtë çdo katër vjet që atëherë, përfshirë edhe në Katar në vitin 2022.

Tani ata kanë lënë gjurmën e tyre dhe nuk ka mbeturina në stadiumin AT&T, shtëpinë e Dallas Coëboys të NFL-së, ku punëtorët zakonisht kanë shumë më tepër detyrë pastrimi pas ndeshjeve.

PANORAMASPORT.AL