Në Holandë nuk kanë dyshime, Van Dajk do të pensionohet pas Kupës së Botës 2026

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2026 | 22:33

Në Holandë nuk kanë dyshime, Van Dajk do të pensionohet pas Kupës së Botës 2026

Virgil van Dajk pritet t’i japë fund karrierës me kombëtaren e Holandës pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.

HKzKFsvWMAAM04h

Sipas medias holandeze Soccer News, qendërmbrojtësi 35-vjeçar e ka marrë vendimin që të fokusohet plotësisht në karrierën e tij me klubin pas turneut që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Van Dajk po e udhëheq Holandën si kapiten në këtë Kupë të Botës. E ardhmja e Van Dajk në nivel klubesh mbetet ende e paqartë. Kontrata e tij me Liverpulin skadon pas 12 muajsh dhe besohet se ai do ta respektojë marrëveshjen aktuale deri në fund.

PANORAMASPORT.AL