Basti i madh! Ra nga kategoria, Partizani i beson për herë të parë një trajneri nga Rumania
Florin Bratu do të prezantohet si trajneri i ri i Partizanit. Pasi ranë pistat e Zoran Zekiç dhe Paolo Tramezanit, të kuqtë vendosën ta gjejnë teknikun në Rumani.

Bratu është 46 vjeç dhe ka lindur në Bukuresht. Për herë të fundit ishte trajner i Metaloglobus, post të cilin e mbajti që nga fillimi i muajit mars. Sezonin e mbylli në vendin e fundit dhe Metaloglobus ra nga elita e futbollit rumun.
Bratu ka qenë fillimisht shef skautësh dhe më pas trajner. Eksperiencën e parë si teknik e pati në sezonin 2014/15 si trajner i ekipit të dytë të Dinamos së Bukureshtit. Më pas ka drejtuar edhe ekipe moshash, si dhe Rumaninë U-21.
Si trajner ka një CV të pasur me ekipe që tashmë janë në kategoritë inferiore. Bëhet fjalë për CS Dinamo Bukuresht(Rumani), Metaloglubus(Rumani), Karmiotisa(Qipro), Konkordia(Rumani), AFC Turris(Rumani), Aerostar(Rumani), FC Dinamo(Rumani), Tunari(Rumani).
LEXO EDHE
Bie pista e Tramezanit, Partizani i befason të gjithë me trajnerin e ri
PANORAMASPORT.AL













