E BUJSHME/ Ofertë rekord për Ernest Muçin, e ardhmja te Trabzonspori vihet në dyshim (SHIFRA)
Ernest Muçi mund të largohet nga Trabzonspori dhe për këtë po shkruajnë në Turqi. Së fundmi flitet për një ofertë prej 12 milionë eurosh, që është refuzuar nga klubi turk.

Kjo është edhe një shifër rekord që ofrohet për Muçin. Lojtari i Kombëtares shqiptare shitej për 10 milionë euro nga Legia te Beshiktash, më pas Trabzonsporit i kushtoi 9,5 euro në total që t’i zotëronte kartonin.
Detaje të tjera ndërkohë dalin në skenë. Oferta e radhës për Muçin nga i njëjti klub që u refuzua, por të cilit nuk i zbulohet emri, mund të shkojë deri në 15 milionë euro.
Muçi shkëlqeu në sezonin e fundit në Trabzon. Për këtë ka tërhequr vëmendjen e klubeve në Europë, të cilat duken të gatshme për një sforco financiare që të përfitojnë shërbimet e fantazistit shqiptar.
LEXO EDHE
EMRAT/ Miliona euro për Muçin, zbulohen dy klubet e Bundesligës pas futbollistit të Kombëtares
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













