Bushi e kërkoi te Shqipëria U-21: I dyti në listën e momentit, gati largimi nga Bajern Mynih

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2026 | 13:35

Bushi e kërkoi te Shqipëria U-21: I dyti në listën e momentit, gati largimi nga Bajern Mynih

Arijon Ibrahimoviç është përfshirë në listën e “Top 15” lojtarëve më të kërkuar në botën e futbollit, që nga fillimi i këtij viti. “Transfermarkt” ka publikuar 15 emra, të cilët janë lidhur me më shumë klube se pjesa tjetër.

Screenshot 2026-06-14 133219

Futbollisti me origjinë shqiptare mban vendin e dytë. Ibrahimoviç, kartonin e të cilit e zotëron Bajern Mynin, është lakuar në plot 13 klube të ndryshme. Më shumë se ai ka parë vetëm Abubakarr Sedi Kinteh, pikërisht me 15 klube.

20-vjeçari që luan me moshat e Gjermanisë e mbylli sezonin e fundit si i huazuar te Heidenheim. Disa prej emrave të cilat përmenden si destinacioni i radhës janë Hofenheim, Augsburg, Verder Bremen, Shtutgart, PSV, Brajton, Kristal Palas, Fulhem, Brentford dhe Aston Vila.

Te Heidenheim pati një rritje të madhe, pavarësisht se klubi në fjalë ra nga kategoria. Ibrahimoviç po ashtu ka luajtur me ekipin e parë të Bajernit, por nuk është në plane për të ardhmen. Më parë është treguar edhe si dëshirë e trajnerit Alban Bushi te Kombëtarja U-21. Për shkak se nuk ka luajtur me ekipin e parë të Gjermanisë, ekziston akoma mundësia që në të ardhmen të veshë fanellën kuqezi.

sfsfs

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL