EKSKLUZIVE/ “Do të shohim një ekip të fortë dhe plot grintë”, premtimi i Redon Xhixhës: Tirana e re lufton për titullin (E PLOTË)
Redon Xhixha do të vazhdojë të veshë fanellën e Tiranës, pavarësisht spekulimeve të shumta që qarkullonin për të ardhmen e tij gjatë kësaj periudhe. Sulmuesi ka pranuar ofertën e bardhebluve, duke firmosur një kontratë të re dhe duke konfi rmuar qëndrimin e tij në klubin kryeqytetas.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Tirana përmes një postimi në rrjetet sociale, ku klubi ka theksuar rëndësinë e besimit të ndërsjellë mes palëve. “Besimi nuk premtohet. Besimi fi tohet. Vazhdojmë bashkë. Redon Xhixha“, shkruhet në postimin e klubit në “Facebook”.
Për Xhixhën, ky rinovim vjen si një moment stabiliteti pas një periudhe jo të lehtë në karrierë, ndërsa për Tiranën konsiderohet një lëvizje shumë e rëndësishme në kuadër të rindërtimit të skuadrës pas një sezoni të vështirë. Mbajtja e një prej lojtarëve më cilësorë në repartin ofensiv i jep Tiranës një pikë të fortë referimi për projektin e ri që po ndërtohet në këtë merkato vere.
Intervista ekskluzive – Në një moment të rëndësishëm për karrierën e tij, Redon Xhixha ka firmosur sërish me Tiranën, duke vijuar aventurën me bardheblutë. Sulmuesi ka vendosur të qëndrojë pjesë e projektit të klubit kryeqytetas, pavarësisht ofertave të shumta që kishte në tavolinë. Në këtë intervistë, Xhixha fl et për arsyet e vendimit të tij, sezonin e kaluar, objektivat dhe pritshmëritë për të ardhmen me fanellën e Tiranës.
Urime për firmën. Sërish bardheblu. Pse vendose për Tiranën?
Faleminderit dhe po, do vazhdoj bardheblu përsëri, nuk ishte shumë e vështirë për ta vendosur sepse lidhjen që kam me Tiranën është një ndjesi që s’ka përshkrim. Por thjesht përjetohet, por që dhe projekti që klubi ka për të ardhmen.
Gjatë kësaj kohe ke pasur shumë oferta nga skuadra të tjera që kërkonin shërbimin tuaj?
Kam pas oferta dhe oferta shumë të mira në aspektin financiar dhe dua t’i falënderoj dhe ato klube që ishin të gatshme që unë të shkoja te ata, ju them që futbolli i tillë është por ndoshta në një të ardhme mund dhe të bashkohem me ta.
Një gjysmësezon ku ke lënë shenjë, pavarësisht se ke qenë i dëmtuar?
Po të them të drejtën ky gjysmë sezoni ishte shumë ndryshe për mua sepse 4 vitet e kaluara jam shpallur kampion 4 herë dhe ishte hera ime e parë në karrierë që luftoj për mbijetesë, ja dolëm të gjithë së bashku dhe jam i lumtur për këtë.
Çfarë pret nga sezoni i ri me Tiranën?
Nga sezoni i ri pres përkushtim dhe besim nga gjithë ekipi që ta çojmë Tiranën aty ku i takon, në luftën për titullin kampion.
Çfarë Tirane do të shohim në shtator?
Besoj që do të shohim një Tirana të fortë dhe plot grintë për fitore dhe suksese ashtu siç i ka hije klubit të Tiranës.
OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL













