Postuar: Qershor 14, 2026 | 0:20
Barazimi befasues ndaj Katarit, reagon Granit Xhaka: E dinim që ata po prisnin momentin e duhur
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka shprehur zhgënjimin pas ndeshjes me Katarin dhe barazimin me rezultat 1 me 1, duke theksuar se kombëtarja e tij e kishte kontrollin e lojës.

“E dinim se ata po prisnin momentin e duhur. Dhe ai moment erdhi në minutën e 90+4. Nuk është se nuk krijuam shumë raste. Krijuam shumë dhe bëmë edhe gjëra të mira. Por në fund të pjesës së dytë ritmi na doli nga loja dhe në këtë nivel nuk guxon të ndodhë”, deklaroi Xhaka.
PANORAMASPORT.AL













