Postuar: Qershor 13, 2026 | 19:50
Situata e pazakontë, Tomas Brdariç bëhet gati të ndryshojë skuadër pas ofertës tunduese
Tomas Brdariç është bërë gati të ndryshojë skuadër në futbollin kosovar, pasi ka marrë një ofertë të rëndësishme, siç raportohet në mediat kosovare.

Tekniku gjerman i cili mbylli sezonin në drejtimin e Drenicës duke siguruar mbijetesën në elitë, ka marrë ofertë për të drejtuar Malishevën. Skuadra në fjalë bëri shumë mirë në sezonin e fundit që e mbylli në vendin e dytë, por për çudinë e të gjithëve, largoi trajnerin Bylbyl Sokoli.
“Gazeta Olle” bën të ditur se Brdariç është kthyer në kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e klubit që do të luajë në Ligën e Konferencës dhe palët kanë zhvilluar bisedime paraprake për të bërë të mundur startin e bashkëpunimit mes tyre.
PANROAMASPORT.AL













