Nisin firot te Bylisi, futbollisti i afruar me bujë largohet te kampionët e Maltës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2026 | 18:09

Nisin firot te Bylisi, futbollisti i afruar me bujë largohet te kampionët e Maltës

Te Bylisi kanë nisur lëvizjet e para të merkatos së verës, me largimet që duket se do të jenë të shumta pas rënies së ekipit nga Superiorja. I pari që ka mbyllur aventurën është Robert Muriç, mesfushori me tipare sulmuese që u afrua në janar dhe u shndërrua në një lojtarë të rëndësishëm.

adasdsadsad

Futbollisti kroat ka firmosur me kampionët e Maltës, Floriana, skuadër me të cilën do të marrë pjesë edhe në kompeticionet europiane. Sipas burimeve pranë klubit, Muriç mund të kishte vazhduar te Bylisi nëse skuadra do të kishte siguruar mbijetesën në elitë. Ndërkohë, drejtuesit kanë nisur punën për ndërtimin e ekipit të ri.

Deri në fund të qershorit dhe fillimin e korrikut pritet të qartësohet përbërja e skuadrës, ndërsa nuk përjashtohen largime të tjera, si nga lojtarët që u kanë përfunduar kontratat, ashtu edhe nga ata që nuk bindën gjatë sezonit të kaluar. Klubi synon gjithashtu të promovojë dhe të shesë disa prej talenteve më premtuese që ka në organikë.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL