FORMULA 1/ Rasëll siguron pole position në Barcelonë, Hemilton mposht më në fund Antonelin
Çmimi i Madh i Barcelonës në Formula 1 do të nisë me Xhorxh Rasëll në pole position, pasi britaniku i Mercedes dhuroi kohën më të shpejtë në provat zyrtare.

Rasëll më në fund u duk konkurrues si shoku i tij i skuadrës i cili ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe dhuroi një xhiro shumë të shpejtë. Pas krahëve të tij, nuk ishte pikërisht Antoneli, por Luis Hemilton me makinë Ferrari që mundi më në fund adoleshentin italian i cili për herë të parë në këtë sezon e sheh veten jashtë vijës së parë të nisjes.
I katërti u rendit Lando Norris, para Maks Vershtapen dhe Isak Haxhar të cilët duket se mund të bëhen protagonistë në garën e pistës së Montmelo. Zhgënjimi i ditës së sotme ishte përsëri Sharl Lëklerk, i cili do të niset nga vendi i 10, pasi përplasi makinën që në xhiron e parë të kualifikuesve të treta.

PANORAMASPORT.AL













