EVENTI/ UFC në Shtëpinë e Bardhë, 60 milionë dollarë, snajperë dhe qen policie

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2026 | 15:40

EVENTI/ UFC në Shtëpinë e Bardhë, 60 milionë dollarë, snajperë dhe qen policie

UFC dhe Shtëpia e Bardhë kanë përfunduar përgatitjet për UFC Freedom 250, eventin historik që do të zhvillohet të dielën në Shtëpinë e Bardhë.

6

Në ndeshjen kryesore, Ilia Topuria do të mbrojë titullin e peshës së lehtë ndaj Justin Gaethje, në një mbrëmje që pritet të tërheqë vëmendjen e gjithë botës sportive. Për organizimin e eventit janë investuar 60 milionë dollarë nga UFC dhe sponsorët privatë, pa përdorimin e fondeve publike.

Arena me kapacitet 4.300 spektatorë është ndërtuar posaçërisht për këtë rast, ndërsa shumica e të ftuarve do të jenë politikanë, personalitete të njohura, luftëtarë të UFC-së dhe pjesëtarë të ushtrisë amerikane.

Masat e sigurisë janë të jashtëzakonshme, me kontrolle të shumta, qen policie dhe prani të lartë të shërbimeve sekrete. Presidenti i UFC-së, Dana White, e ka cilësuar këtë si “ngjarjen më të madhe sportive të të gjitha kohërave”.

PANORAMASPORT.AL