Dinamo luan sot miqësore, të hënën blutë udhëtojnë drejt Ohrit
Dinamo ka nisur zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri që nga e hëna. Gjatë kësaj periudhe, ekipi blu është munduar të hyjë në ritëm pas një pushimi një javor, teksa ka programuar edhe një test miqësor, i cili do të zhvillohet sot ndaj Dinamos U19.

Kjo ndeshje shërben për të vlerësuar gjendjen e futbollistëve dhe për t’iu dhënë pak më tepër ngarkesë. Pas kësaj sfide, e diela do të jetë ditë pushimi për lojtarët, ndërsa rikthimi në aktivitet do të vijë menjëherë me një fazë më intensive përgatitore.
Të hënën, Dinamo do të udhëtojë drejt Ohrit, ku do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve verore. Aty pritet që stafi teknik të rrisë ngarkesën fi zike dhe të konsolidojë aspektin taktik të skuadrës në prag të sezonit të ri.
Blutë do të luajnë edhe disa ndeshje miqësore në Ohër, ku synojnë që të jenë sa më gati për ndeshjet e Ligës së Konferencës, të planifikuara të nisin në javën e dytë të muajit korrik.
PANORAMASPORT.AL













