Deklan Rajs, djegia nga dielli bëhet… tallje kombëtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2026 | 10:00

Deklan Rajs, djegia nga dielli bëhet… tallje kombëtare

Futbollisti i Arsenalit dhe i Kombëtares së Anglisë, Deklan Rajs, është bërë viral në rrjetet sociale për shkak të një djegieje ekstreme nga dielli. Kjo ndodhi gjatë një prej seancave stërvitore të Kupës së Botës 2026.

rajs

FYTYRA E KUQE SI “PATËLLXHAN” Gjatë përgatitjeve të Anglisë në Florida, mesfushori u stërvit nën diellin përvëlues pa përdorur mjaftueshëm krem dielli. Në fotot zyrtare të FIFA-s, ai u shfaq me një fytyrë krejtësisht të kuqe dhe me shenja të qarta të rrezeve nga ora në kyçin e dorës.

Vetë Rajs pranoi me humor në një intervistë për ‘BBC Sport’ se nëna e tij e kishte kritikuar ashpër kur pa fotot dhe e qortoi pse nuk kishte vendosur krem mbrojtës. Tifozët filluan ta quanin me shaka “Fried Rice” (Oriz i skuqur) dhe u shprehën se lëkura e tij me origjinë irlandeze thjesht nuk është e bërë për të përballuar vapën amerikane.

Si për ironi të fatit, vetëm pak muaj më parë, Rajs nënshkroi një kontratë të madhe partneriteti me gjigantin e kozmetikës “L’Oréal Paris”, ndaj tifozët i kujtuan se produkti i radhës që duhet të reklamojë patjetër është një krem dielli me ‘SPF 50’.

PANORAMASPORT.AL