Postuar: Qershor 13, 2026 | 0:04
Alarm te Brazili, ja çfarë pritet të ndodhë me Nejmarin
Alarm te Brazili i Karlo Ançelotit, Nejmar, mund të mos jetë i gatshëm për të gjithë fazën e grupeve të Kampionatit Botëror 2026.

Sulmuesi i Santosit vazhdon të mos stërvitet me ekipin, vetëm një ditë para ndeshjes hapëse të Brazilit kundër Marokut. Sipas raportimeve të Sky Sport Italia, aktivizimi i Nejmarit në ndeshjen e parë të Brazilit duket i pamundur.
Pas duelit të datës 14 qershor ndaj Marokut, Brazili do të përballet me Haitin më 20 qershor në Filadelfia, ndërsa ndeshjen e fundit të grupit do ta luajë kundër Skocisë më 24 qershor.
PANORAMASPORT.AL













